Casemiro është bërë një nga emrat më të diskutuar në orët e fundit të afatit kalimtar dimërorë.
Mesfushori brazilian, i cili aktualisht luan për Manchester United, mund të jetë në prag të një ndryshimi skuadre në kërkim të një sfide të re.
Roma është shfaqur si një nga destinacionet më të mundshme për të.
Shkaku i këtyre bisedimeve është pozicioni i Casemiro në Manchester United. Trajneri i ri i skuadrës, Ruben Amorim, duket se po kërkon të rinovojë mesfushën dhe nuk e sheh veteranin brazilian si pjesë të planeve të tij të ardhshme.
Edhe pse Casemiro ka treguar cilësi të jashtëzakonshme si lider dhe lojtar me eksperiencë në elitën evropiane, roli i tij në skuadër është zvogëluar këtë sezon.
Roma, e cila po kërkon të forcohet në mesfushë po e kërkon huazimin e Casemiros me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Giallorosët janë të gatshëm të largojnë Leandro Paredes dhe Bryan Cristante në orët e ardhshme për t’i bërë vend Casemiros. /Telegrafi/