Me Mohamed Salah jashtë fushave për tre javë, Roma kanë kthyer sytë te Memphis Depay i Manchester United dhe Emanuele Giaccherini i Napolit.
Reprezentuesi egjiptian ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë në gjendje për të luajtur përsëri në vitin 2016.
Ai gjithashtu ka për të shkuar në Kupën e Kombeve të Afrikës në janar dhe shkurt, kështu që Giallorossët kanë nevojë për një zëvendësim të përshtatshëm.
Sipas La Gazzetta dello Sport, objektivi kryesor është anësori sulmues i Manchester United, Depay, të cilin Roma do të preferonte të marrë në formë huazimi me opsionin për të blerë për 25 milionë €, por United nuk janë të bindur me këtë skenar.
Një mundësi shumë më e lirë do të jetë Giaccherini, i cili nuk është se po paraqitet shumë që nga bashkimi me Napolin gjatë verës. /Telegrafi/