Telegrafi

Gjiganti italian ka gati ofertë të lartë për Durmishin

Riza Durmishi është ndër mbrojtësit e majtë më të kërkuar në Evropë.

Shqiptari nga Tetova i cili luan me Përfaqësuesen e Danimarkës ka pasur një stinor fantastik në La Liga.

Që nga transferimi prej Brondbyt në Betis, Durmishi ka zhvilluar thuajse të gjitha ndeshjet duke shënuar edhe një gol dhe duke dhuruar tre asistime.

Së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e tij është futur edhe gjiganti italian Roma.

Mario Rui është drejt transferimit në Napoli, ndërsa Emerson Palmieri është i lënduar dhe Roma po kërkon një mbrojtës të majtë, shkruan Telegrafi.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka filluar kontaktet me klubin spanjoll Betis Sevilla për transferimin e Durmishit.

23-vjeçari ka kontratë me klubin spanjoll deri në qershor të vitit 2021, mirëpo ai mund të largohet për një shumë nga 15 deri në 20 milionë euro.

Gjatë fillimit të javës, Monchi do të udhëtojë drejt Spanjës për të pasur një tjetër takim me krerët e klubit spanjoll dhe për të dorëzuar ofertën e Romës.

Në garë për reprezentuesin danez janë edhe Galatasaray, Liverpool, Schalke 04 dhe Southampton. /Telegrafi/