Juventusi thuhet se ka hapur bisedimet me agjentët e Genoas dhe sulmuesit të Italisë, Mateo Retegui, përpara një transferimi të mundshëm të verës.
Sipas gazetës Tuttosport, Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e italianit Mateo Retegui dhe ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit.
Bianconerët duan të rrisin opsionet e tyre në sulm në sezonin 2024/25 dhe e kanë identifikuar 24-vjeçarin si një përforcim ideal që mund të sfidojë Dushan Vlahovic për një vend titullari në sulm.
👀#Retegui, scatto #Juve! Colloqui in corso, si può chiudere: tutti i dettagli https://t.co/1VurSGeMc8
— Tuttosport (@tuttosport) April 5, 2024
Retegui madje mund të zëvendësojë reprezentuesin serb nëse Bianconerët marrin një ofertë të madhe për të gjatë verës.
Sipas raportit të gazetës, bisedimet paraprake mes Zonjës së Vjetër dhe agjentëve të Reteguit kanë nisur tashmë, por negociatat janë në fazën paraprake.
Retegui iu bashkua Genoas verën e kaluar në një transferim prej 12 milionë eurosh nga Tigre. Ai ka shënuar gjashtë gola në 23 ndeshje në Serie A këtë sezon. Kontrata e tij me Grifone skadon në qershor 2028.
Sulmuesi ka një rekord mbresëlënës me Italinë, pasi ka shënuar katër gola në gjashtë paraqitje.
Ylli i lindur në Argjentinë bëri debutimin e tij me La Nazionale në mars 2023, duke shënuar në një humbje 2-1 kundër Anglisë në Stadio Maradona në Napoli. /Telegrafi/