Telegrafi

Gjiganti italian futet në garë për transferimin e Mats Hummels

Mats Hummels pritet të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar veror.

Pas pesë viteve të kaluara te Dortmund, Hummels do të mbetet lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij duket larg Bundesligës.

Lexo po ashtu Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Pasi do të mbetet lojtar i lirë, shumë skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit shtatlartë.

Roma është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për gjermanin i cili ka pasur një vit fantastik me verdhezinjtë.

Giallorosët duan të nënshkruajnë me të si transferim të lirë, pasi De Rossi e pëlqen shumë atë dhe i ofron një fanellë titullari.

Lexo po ashtu “Jam një nga mbrojtësit më të mirë në Gjermani”, Hummels i hidhëruar për lënien jashtë Euro 2024

Megjithatë nënshkrimi me të nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi edhe të tjera skuadra janë në garë për lojtarin.

Inter, Juventus, Milan dhe Newcastle United janë skuadrat e tjera që duan transferimin e gjermanit. /Telegrafi/