Telegrafi

Gjiganti italian e rrëmben talentin e jashtëzakonshëm francez (Foto/Video)

Kylian Mbappe është njëri nga futbollistët më të talentuar në Francë.

Ende pa i mbushur 18 vite, Mbappe ka impresionuar me paraqitjet e tij për Monacon në kampionatin francez dhe Ligën e Kampionëve.

17-vjeçari është shumë pranë largimit nga gjiganti francez për t’iu bashkuar skuadrës nga Serie A, Roma.

Giallorosët do të mbetën një muaj e gjysmë pa yllin e tyre Mohamed Salah i cili do të luaj në Kupën e Afrikës dhe kanë vendosur transferimin e Mbappes.

Mbappe në një ndeshje kampionale në Ligue 1

Sipas medieve italiane, Roma është duke biseduar me agjentin e lojtarit për një kontratë pesë vjeçare ku Mbappe do të fitonte 1,5 milionë euro në stinorin e parë dhe çdo vit tjetër do të kishte rritje.

Monaco e vlerëson yllin e saj të ri shumë, mirëpo djaloshi ka shprehur dëshirën e tij të luaj në një skuadër të madhe evropiane.

Besohet se Roma do të ofrojë rreth 20 milionë euro për ta transferuar Mbappen në ‘Olimpico’.

Në tetë paraqitjet e tij këtë edicion me Monacon, Mbappe ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=DZ6VuvBfifk