Hatem Ben Arfa është njëri nga lojtarët më të përfolur në Evropë.
Mesfushori francez ka kaluar nëpër një formë mjaftë të lartë ndërsa pritet të largohet nga Nice në fund të stinorit.
Forma e tij e mirë nuk ka shkuar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha të cilat e dëshirojnë Ben Arfan në mesin e tyre.
Kështu gazeta prestigjioze franceze L’Equipe, ka shkruar se Ben Arfa është në mes dy gjigantëve, atij italian Milan dhe spanjoll Atletico Madrid.
Gjithsesi lojtari mbetet një dëshirë e madhe edhe e Paris Saint Germanit dhe Borussia Dortmundit.
Nice mund të lë të lirë yllin e saj të largohet për një shumë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/