Kampioni aktual i Italisë, Juventus është duke synuar ta përforcojë edhe më shumë mesfushën.
Emri i ri në listën e bardhezinjve është ai i mesfushorit portugez, Ricardo Pereira.
Në dy vitet e fundit, Pereira ishte i huazuar në Ligue 1 tek Nice duke fituar përvojën e duhur dhe duke shkëlqyer në Francë.
23-vjeçari shihet si zëvendësuesi adekuat i francezit Mario Lemina që është pranë largimit.
Mediat italiane kanë shkruar se ‘Zonja e Vjetër’ është e gatshme të shpenzojë rreth 18 milionë euro për afrimin e Pereiras.
Në garë për lojtarin e talentuar mbetet edhe skuadra angleze Tottenham Hotspurs.
Pereira ka kontratë me Porton deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/