Telegrafi

Gjiganti italian bën gjithçka për transferimin e Shaqirit, mirëpo paga e tij e lartë është problem për ta

Xherdan Shaqiri mund të rikthehet përsëri në Serie A.

Ylli kosovar është objektivi kryesor i Romës për afatin kalimtar të janarit.

Roma po e kërkon me ngulm Shaqirin pasi e sheh si zëvendësim të egjiptianit Mohamed Salah që do t’i mungoi ‘Giallorosëve’ dy muaj pasi do të luaj në Kupën e Afrikës.

Sipas medieve italiane, skuadra nga kryeqyteti i Italisë është e gatshme të ofrojë 20 milionë për t’i siguruar shërbimet e Shaqës.

Gjithsesi siç raportohet problemi i vetëm është paga e lartë e gjilanasit i cili fiton afër pesë milionë euro tek Stoke City.

Roma i ka ofruar kontratë katër vjeçare me tre milionë euro në stinor, por si duket Shaqiri po kërkon më shumë, transmeton Telegrafi.

Mbetet të shihet gjatë janarit nëse Roma do të rrisë ofertën financiare në drejtim të Shaqirit, pasi Stoke City duket se është e kënaqur për t’i fituar 20 milionë euro me shitjen e kosovarit. /Telegrafi/