Telegrafi

Gjiganti Gjerman TUV NORD Group shtrihet me shërbime edhe në Kosovë

Gjiganti Gjerman TUV NORD Group në bashkëpunim me MD Consulting, shtrihet me shërbimet e saja edhe në Kosovë. Organizata Certifikuese TUV NORD Group, e cila operon në mbi 70 vende në të gjithë botën, ka hapur degën edhe në Kosovë. Si urë lidhëse në mes kompanisë TUV NORD Cert do të operojë MD Consulting, kompani kjo që merret me zbatimin dhe certifikimin me standardet nderkombetare (Evropiane) të cilësisë dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

“TUV NORD Cert është një Organizëm Certifikimi dhe inspektimi i cili operon nëmbi 70 vende të botës . Është akredituar për certifikimin e kompanive për standardet ISO 9001; 2008, ISO 14001;2004, BS OHSAS 18001:2007, ISO 22000, ISO 20000, ISO 27001:2005, HACCP dhe standard tjera.

MD Consulting veprimtarinë e vet e shtrinë edhe ne zhvillimin e biznes dhe marketing planeve, si dhe zhvillimin e aplikimeve për grante dhe donacione.

Përmes shërbimeve të kompanisë Gjermane TUV NORD Cert, kompanitë Kosovare do të mund të kenë: Korniza për përmirësimin e vazhdueshëm, rritjen e besueshmërisë së produktit, dokumentacion më të mirë të proceseve, të kuptuarit më të mire të konsumatorit si dhe kontroll më efikas të sistemit të brendshëm dhe të jashtëm. /Telegrafi/