Site icon Telegrafi

“Gjiganti i fjetur” përkthehet në shqip

Një emër i madh si Kazuo Ishiguro, fitues i Nobelit më 2017-s ka ardhur tashmë në shqip me “Gjigantin e fjetur”. Gazetari dhe përkthyesi Renato Kalemi, e ka përshtatur këtë histori kujtese dhe harrese, që sipas ditores “Guardian” përpihet me një frymë.

“E kam shijuar shumë. Më ka lënë një shije të përzierë, sepse trajton një temë që është e përditshme e jona”, tregon Kalemi. “Romanin jua sugjeroj të gjithëve. Ka një gjuhë goxha të thjeshtë, edhe kalon lehtë, pavarësisht se gjërat që trajton duan pak mendim”.

“Gjiganti i fjetur” është cilësuar si një libër që të mbetet gjatë në mendje, nga ata libra që të detyron t’i rikthehesh gjithnjë e më shpesh. /TCh/

Exit mobile version