Paris Saint-Germain thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim me anësorin e Manchester United, Jadon Sancho, por janë dy emra të tjerë që pëlqehen shumë nga gjigantët francezë.
Sipas Sports Zone, marrëveshja nuk është ende e përfunduar, pasi PSG është ende duke eksploruar edhe opsione të tjera.
Gjigantët francezë janë të gatshëm të paguajnë një tarifë transferimi prej 60 milionë euro për Sancho, i cili nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me Man United në 2021 për 85 milionë euro.
Megjithatë, Sancho nuk konsiderohet si një prioritet nga PSG, të cilët po ndjekin gjithashtu anësorin e Rennes, Desire Doue dhe Nico Williams të Athletic Bilbao.
Sancho e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Borussia Dortmund, ku ra në sy të PSG-së me paraqitjet e tij.
Megjithatë, duket se PSG nuk është e bindur plotësisht se Sancho është njeriu i duhur për sulmuesin e tyre dhe po i mban të hapura edhe opsionet e tjera. /Telegrafi/