Telegrafi

Gjiganti evropian ‘çmenduri’ për Kanten

N’Golo Kante është futbollisti që ka bërë për vete gjithë Evropën pas paraqitjeve të tija fantastike me Leicesterin.

Falë ndeshjeve të tija shumë të mira, Kante ka ndihmuar ekipin e tij të shpallet kampionë në Angli për herë të parë në histori të klubit.

Por reprezentuesi francez mund të rikthehet përsëri në Ligue 1, pasi për të interesim të madh ka shfaqur kampioni Paris Sain Germain.

Sipas medieve franceze, PSG është e gatshme të paguaj rreth 35 milionë euro për transferimin e Kantes në ‘Parc de Princes’.

Mbetet të shihet nëse Leicester do tatë arrijë ta mbajë Kanten, për të cilin interesim kanë shfaqur edhe skuadrat e mëdha angleze. /Telegrafi/