Zlatan Ibrahimovicit i mbaron kontrata gjatë verës dhe është i lirë nga Paris Saint-Germain.
Kjo ka bërë që sulmuesi suedez të kërkohet prej shumë skuadrave evropiane dhe botërore.
Njëra prej skuadrave që po kërkon shërbimet e 34-vjeçarit është edhe gjiganti anglez të Chelseat, transmeton Telegrafi.
Kjo e fundit i ka ofruar sipas medieve franceze një kontratë dyvjeçare në vlerë prej dhjetë milionë euroshe për sezon.
Vlen të theksohet se Ibra ka luajtur në pothuajse të gjitha ligat kryesore evropiane, ndërsa së fundi ka thënë se do të dëshironte të kalonte te ndonjë skuadër e Ligës Premier. /Telegrafi/