Manchester City po bëhet gati të nis një ofertë rekord botëror për sulmuesin e AS Monacos, Kylian Mbappe, pasi konkurrenca e Real Madridit dhe Arsenali thuhet se është venitur.
Ndërsa Real Madridi është ndalur rreth negociatave për talentin francez dhe trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger, mohon raportet e një oferte, City po rrisin përpjekjet e tyre këtë javë.
Sipas RMC, drejtuesit e Cityt janë në kontakt me Monacon duke iu shprehur gatishmërinë për të përmbushur vlerësimin e tyre prej 130 milionë eurosh për Mbappen.
Vetëm të premten, adoleshenti pranoi se “nuk e dinte” nëse ai do të luante me klubin francez sezonin e ardhshëm.
Dhe inkurajimi për Cityn vjen nga lajmi i sotëm se Mbappe refuzoi të vendoste autografin e tij në një fanellë të Real Madridit për një tifoz në Zvicër. /Telegrafi/