Zinxhiri i dyqaneve Walmart në SHBA, ka tërhequr nga tregu online lodrën në formë kaktusi që këndon e vallëzon, pasi u konstatua se këngët janë plotë sharje dhe flet për drogë.
“Kjo lodër ka shumë të shara dhe flet për përdorimin e kokainës”, ka thënë për CTV News Toronto, Ania Tanner, kanadezja me prejardhje polake dhe gjyshe e një 15-vjeçari, transmeton Telegrafi.
Kjo grua bleu kaktusin “vallëzues” në ueb-faqen e Walmart, që këndon këngë në gjuhën angleze, spanjolle dhe polake.
Tanner shtoi se mbeti e shokuar kur dëgjoi këngën duke kënduar në gjuhën e saj amtare (polake), ku fliste për konsumimin e kokainës, keqpërdorimin e drogës, vetëvrasjen, depresionin, e gjatë tërë kohës përdorë fjalë vulgare.
Këngën e ka shkruar reperi polak Cypis, i cili planifikon të padisë prodhuesin e lodrës pasi përdori këngën e tij pa leje.
Walmtart menjëherë reagoi, duke larguar nga ueb-faqja lodrën e shumëpërfolur. Megjithatë, kaktusi akoma shitet në një sërë dyqanesh online në mbarë botën. /Telegrafi/