Telegrafi

Gjigantët ndahen baras

Të dyja skuadrat zhvilluan lojë mjaft të hapur në të cilën pati shumë raste, mirëpo u shënuan vetëm dy gola.

Të parët në epërsi kaluan Los Blancos me golin e Karim Benzema (29’), i cili shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri Dida pas goditjes së Ricardo Kaka.

Në minutën e 35-të u akordua penallti në favor të Rossonerëve pas prekjes së topit me dorë nga Pepe brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Ronaldinho (35’).

Edhe në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje mjaft e hapur me plot raste, mirëpo nuk u shënua asnjë gol.

Në takimin tjetër i Grupit C, Marseille e ka shkatërruar Zurichun duke e mposhtur me rezultat prej 6-1.

Pas xhiros së katërt, në këtë grup Real Madridi dhe Milani mbajnë dy vendet e para me nga shtatë pikë, ndërsa Marseille gjendet në vendin e tretë me gjashtë pikë. /Telegrafi/