Site icon Telegrafi

Gjigantët gjerman pas Ricardo Rodriguezit të Milanit

MILAN, ITALY - MAY 20: Ricardo Rodriguez of AC Milan controls the ball during the serie A match between AC Milan and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on May 20, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë vënë pas mbrojtësit të majtë të Milanit, Ricardo Rodriguez.

Rodriguez shihet i pazëvendësueshëm për trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso, por gjërat mund të ndryshojnë nëse kuqezinjtë dëbohen nga Liga e Evropës.

Kjo i bie që shitja mund të bëhet e detyrueshme me kërkesën e lojtarit.

Sipas ueb faqes, Bayern është duke kërkuar që ta rinovojë skuadrën dhe zvicerani shihet si zëvendësim potencial për Juan Bernat.

Rodriguez Getty)

Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i kampionëve gjermanë, thuhet se e ka për zemër lojtarin që nga koha kur ai luante te Wolfsburgu.

Në anën tjetër edhe Dortmundi e ka ndjekur Rodriguez për kohësh.

Ricardo Rodriguez . (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Trajneri i ri i ardhur, Lucien Favre, e pëlqen shumë lojtarin.

Rodriguez është i tubuar me Zvicrën për në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi. /Telegrafi/  

Exit mobile version