Site icon Telegrafi

Gjigantët evropianë bëjnë ‘çmenduri’ për Mustafin

Germany's defender Shkodran Mustafi (R) celebrates with Germany's midfielder Sami Khedira after scoring a goal during the Euro 2016 group C football match between Germany and Ukraine at the Stade Pierre Mauroy in Villeneuve-d'Ascq near Lille on June 12, 2016. / AFP / MARTIN BUREAU (Photo credit should read MARTIN BUREAU/AFP/Getty Images)

Shkodran Mustafi pritet të largohet nga Valencia pas përfundimit të kampionatit evropian.

E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Serie A, ku shumë skuadra italiane kanë shprehur interesim për të.

Sipas medieve italiane Romës së fundmi iu ka bashkuar edhe Napoli dhe Milan në ‘luftë’ për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kampion bote.

Valencia për ta lënë të lirë lojtarin kërkon rreth 40 milionë euro, ndërsa Roma duket në epërsi ndaj rivalëve të tjerë pasi ofron sulmuesin Antonio Sanabria i cili po kërkohet nga ‘Lakuriqët’.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Interesim për mbrojtësin nga Gostivari kanë shprehur edhe skuadrat angleze Liverpool e Manchester United.

24-vjeçari ka dy oferta edhe nga Bundesliga gjermane ku Dortmund dhe Bayer Leverkusen e duan atë.

Pas kampionatit evropian pritet që Mustafi të nënshkruajë me njërën nga skuadrat e lartpërmendura. /Telegrafi/

Exit mobile version