Telegrafi

Gjigantët e futbollit evropianë vihen pas Marash Kumbullës, por lojtari do vetëm një klub

Marash Kumbulla . (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

Marash Kumbulla po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm te Verona, ku me klubin e tij është futur në garë për kupat evropiane.

Sipas mediumeve italiane, për 20-vjeçari Verona dhe Napoli kanë marrëveshje, por ai nuk e dëshiron kalimin në këtë klub.

Së fundmi interesim për të kanë shprehur edhe gjigantët evropianë, Manchester City, Bayern Munich, Manchester United e Evertoni.

Marash Kumbulla . (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

Megjithatë, mendohet se lojtari dëshiron kalimin tek Interi.

Oferta prej këtyre të fundit nuk mungon, ndërsa pritet të ketë zhvillime të reja në javët e ardhshme.

Kumbulla sivjet ka shkëlqyer në mbrojtjen e Veronas bashkë me reprezentuesin e Kosovës, Amir Rrahmani. Ky i fundit e ka pranuar kalimin te Napoli. /Telegrafi/