Telegrafi

Gjidhënia zvogëlon rrezikun për kancer

Ky pohim mbështetet në të dhënat e grumbulluara nga World Cancer Research Fund, nga 7.000 studime të realizuara më parë.

Nga këto studime është treguar se gjidhënia zvogëlon prirjen për zhvillimin e kancerit për afër 4.8%

Studimet e mëparshme kanë treguar se gjidhënia zvogëlon prirjen për mbipeshë te fëmijët që pinë qumështin e nënës dhe ndikon pozitivisht në mbrojtjen e infeksioneve

Rekomandohet që së paku gjashtë muajt e parë të jetës, fëmijët të ushqehen kryesisht me gji, ndërsa më pastaj të fillojë kombinimi i qumështit të nënës me ushqime tjera.