Site icon Telegrafi

Gjidhënia shkelje e ligjit për konsumimin e ushqimeve dhe pijeve!

I biri i saj ishte uritur dhe pasi që e ëma e tij Laura kishte notuar u desh ta ushqej. Kur ka filluar t’i jap gji, i është afruar një shpëtimtar duke i thënë të mos e bëj këtë gjë afër pishinës, sepse po e shkelte ligjin.

“Tentova t’i sqaroj se kam të drejtë të ushqej foshnjën kurdoherë dhe kudo, por nuk më dëgjonte. Më ofroi të më dërgojë në hapësira të veçanta ku do të mund të ushqeja fëmijën tim pa e shkelur ligjin”, ka thënë Laura.

Këshilli i qytetit të Nothingamit ka njoftuar se do të hulumtojë këtë rast dhe ka shtuar se sigurisht bëhet fjalë për ndonjë mosmarrëveshje, sepse gjidhënia është përjashtim nga ndalesa e konsumimit të ushqimeve dhe lëngjeve.

Exit mobile version