Site icon Telegrafi

Gjibraltari mbanë stërvitje në Drenas, e sheh Kosovën si një prej ekipeve më në formë në Evropë

Kosova do të luajë të enjten ndaj Gjibraltarit një ndeshje miqësore e caktuar nga UEFA.

Ekipi përfaqësues i Gjibraltarit ka arritur në Kosovë të hënën, ndërsa sot e ka mbajtur stërvitjen e parë në Drenas.

Faqja zyrtare ka postuar foto nga stërvitja e mbajtur në ‘Rexhep Rexhepi’, duke e cilësuar Kosovën si një prej ekipeve më në formë në Evropë.

“Edhe dy ditë. Punë e madhe për tu përballur më njërën prej ekipeve më në formë në futbollin evropian”, shkruan federata e përfaqësuese mike.

 

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjibraltarit zhvillohet të enjten nga ora 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version