Komuna e Gjevgjelisë do të harxhojë rreth 1,7 milionë euro për mirëmbajtjen dhe shtrimin e rrugëve të reja në këtë komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prioritet do t’u jepet shtrimit të rrugëve të reja, ndërkaq planifikohet ndërtimi i një qarkore rreth Gjevgjelisë, që do të lehtësojë shumë komunikacionin.
Gjithashtu, do të mirëmbahen dhe përmirësohen disa rrugë lokale, si edhe përfundimi i një rruge që çon në fshatin malor Huma./Telegrafi/