Site icon Telegrafi

Gjevgjelia ka investuar 3.6 milionë euro në katër vitet e kaluara për projekte kapitale

Komuna e Gjevgjelisë në katër vitet e kaluar ka investuar më shumë se 3.6 milionë euro në ndërtimin e projekteve kapitale, përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimet ndaj qytetarëve, njoftoi sot Komuna e Gjevgjelisë.

“Pjesa më e madhe e mjeteve për relizimin e projekteve u siguruan nga arka e komunës. Prej tyre 1.3 u investuan në tregun e ri dhe infrastrukturën rrugore në kalimin kufitar “Bogorodica”. Më shumë se gjysmë milionë janë harxhuar në bulevardin perëndimor dhe gjysmë milionë euro janë investuar në stacionin e autobusëve”, thonë nga komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas marrëveshjeve të nënshkruara, deri në fund të këtij muaji duhet të lëshohen në përdorim edhe stacioni pritës dhe sistemi ujësjellës, projekte të cilat së bashku kushtojnë 11.4 milionë euro.

Përkrah këtyre ka filluar edhe ndërtimi i “Konska Brana”, ndërsa në vazhdë është edhe tenderi për ndërtimin e deponisë komunale për mbeturinat./Telegrafi/

Exit mobile version