Telegrafi

Gjevgjeli, digjet një veturë me targa të Greqisë

Në stacionin policor në Gjevgjeli sot është lajmëruar se në rrugën “Jane Sandanski” është djegur një veturë e markës “Nissan” me targa të Greqisë.

Ngjarja është lajmëruar në polici nga V.R. (40), ndërsa siç thonë nga policia, gjatë djegies së veturës nuk ka pasur persona të lënduar.

Vetura ka qenë pronë e T.M (67) nga Republika e Greqisë, i cili ka pasur qëndrim të përkohshëm në Gjevgjeli.

Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Foto: Ilustrim