Site icon Telegrafi

Gjevat Kelmendi, shqiptari që ec drejt Holliwoodit

Ai është përzgjedhur të luajë rolin e gangsterit nga British Film Industry për filmin “Hyena”, film ky që do të dal në treg më dhjetë tetor në kinema të Anglisë dhe që ia ka hapur dyert të njihet edhe në shumë vende të tjera.

“Po isha në një film tani që kemi garu do të thotë në nëntor të vitit të kaluar. Filmi i cili quhet Hyena ka lidhje pak me shqiptarët, por nuk është gjë kundër shqiptarëve. Ka të bëjë me mafinë shqiptare në Londër. Është film i bazuar në histori të vërtetë, se si e korruptojmë policinë angleze, bashkëpunojmë me të edhe bashkëpunojnë në favorin tonë.

“Në muajin qershor bëmë hapjen e festivalit në Skoci në Edinburgh. Ishin 47 filma në gjithë botën. Tani do të marrim pjesë edhe në Festivalin e Torontos me 5 shtator, pastaj do ikim edhe në Teksas, Madrid, Paris… Filmi del më 10 tetor në kinema të Anglisë”, ka thënë ai gjatë një interviste për Kosovapress.

Në videon në vazhdim e gjeni intervistën e plotë të aktorit kosovar, i cili flet edhe për mundësinë për të luajtur në ndonjë film me producentë shqiptarë. /Telegrafi/

Exit mobile version