Site icon Telegrafi

Gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i katërt, shumë veta mendojnë se ai meritonte një vdekje më të rëndë! (Video,+18)

Ky është momenti kur një person i akuzuar se kishte përdhunuar disa herë një vajzë 10-vjeçare, duke e vrarë më pas atë dhe gjyshërit e saj, u hodh nga ballkoni i gjykatës duke vrarë veten.

Robert Seman Jr., 48 vjeç, do dilte përpara gjykatës në Ohajo, SHBA.

Ai rrezikonte dënimin me vdekje nëse gjendej fajtor për akuzat.

Ai vrau në mars të vitit 2015 vogëlushen 10-vjeçare, Corrine Gump, të cilën e kishte përdhunuar disa herë.

Seman vrau edhe gjyshërit e saj, duke i vënë zjarrin shtëpisë.

Autori i krimit të tmerrshëm nuk shoqërohej me pranga, pasi kështu është rregullorja në gjykata, shkruan mapo.al.

Ai gjeti vdekjen në vend pasi u hodh nga kati i katërt.

Vdekja e tij ka shkaktuar shumë gëzim në rrjetet sociale.

Të shumtë thonë se “djalli” meritonte një vdekje më të rëndë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=ERu1XGkl7Fo

Exit mobile version