Motoçiklisti i paemëruar që po lëvizte në një zonë periferike në Toledo të Spanjës, e ka njoftuar menjëherë policinë, sapo ka gjetur skaj rruge grumbullin me kartëmonedha.
Policët që i mblodhën, i dërguan në një bankë për t’i numëruar dhe nisën hetimet për të zbuluar se kujt i përkisnin, transmeton Telegrafi.
“Janë gjithsej 234,890 euro, një kartëmonedhë prej 100 eurove është shumë e dëmtuar, ndërsa një tjetër e 50 eurove është false”, thuhet në raportin zyrtar të policisë.
Ende nuk dihet se kush i ka hedhur paratë, por besohet se i dyshuari ka pasur frikë nga ndonjë kontroll dhe nuk ka ditur si t’i arsyetojë. Nuk raportohet, nëse në ato zona ka pasur ndonjë ndjekje policore së fundmi.
Veprimi i motoçiklisti i ka befasuar të gjithë, pasi hapësira ishte e qetë dhe pa asnjë njeri, që do t’i mundësonte t’i mblidhte dhe t’i mbante vet. /Telegrafi/