Telegrafi

Gjeti një kinder vezë, por mbeti i shokuar çfarë gjeti brenda saj (Foto)

Një djalosh 6-vjeç, mezi kishte pritur të hapë çokollatën Kinder Suprise në formë të vezës, por kishte mbetur i shokuar me atë çfarë kishte gjetur brenda saj.

Në vend se të gjente ndonjë lodër me një letër të vogël me instruksione se si duhet montuar, brenda vezës kishte gjetur një qese me drogë të klasit të parë, kristal, transmeton Telegrafi.

Djaloshi i vogël ishte duke luajtur në rrugë së bashku me vëllanë e tij, kur në skaj të një rrugice gjeti vezën e fshehur.

Dhe nga gëzimi i madh që kishte gjetur një çokollatë së bashku me një lodër të fshehur brenda saj, djaloshi mbeti i habitur kur gjeti një qese me pluhur të bardhë.

Por pasi që e kishin kuptuar se bëhet fjalë për drogë, djelmoshat vrapuan tek babai i tyre për t’i treguar për rastin.

Babai i dy djemve nga Belfasti, menjëherë i kishte telefonuar policisë lidhur me qesen me drogë të cilën e kishin gjetur brenda kinder vezës.

Dhe pas testeve të kryera, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një drogë të klasit A që ndryshe njihet si kristal. /Telegrafi/