Mandy Greeves kishte blerë një banesë para dy vitesh në Exter të Anglisë, por ka mbetur e befasuar kur pa poshtë vaskës tre shishe të mbushura me urinë.
Pronarja 50-vjeçare e kishte kërkuar ndihmën e mjeshtrit, për të pastruar një gyp të bllokuar, i cili pastaj ka gjetur shishet me përmbajtje të pështirë, transmeton Telegrafi.
“Sapo e hoqi një panel, aty u shfaqën ambalazhet që menduam se mund të jenë ngjyrë. Por, më pas kuptuam se nuk ka çfarë të jetë tjetër”, ka thënë Greeves.
Nuk dihet kush e ka kryer këtë veprim të pazakontë, por besohet se e ka bërë ndonjë punëtor në kohën kur kanalizimi në ndërtesë nuk ka qenë i rregulluar.
Kompania që është marrë me ndërtimin e godinës, ka kërkuar falje dhe po kërkon që të hetohet ngjarja e pazakontë. /Telegrafi/