Telegrafi

Gjeti librin e parë komik të Supermenit në murin e shtëpisë: Ai mund të kishte bërë shumë para, por bëri një gabim fatal

Një histori dhjetëvjeçare është risjellur dhe tregon për zbulimin e pabesueshëm të David Gonzalezit, i cili po rinovonte shtëpinë e tij në Minnesota.

Ai përmbushi ëndrrën e çdo koleksionisti të librave komik kur zbuloi në mur një grumbull revistash të vjetra, por edhe një kopje të numrit të parë të “Action Comics” të vitit 1939. Është një libër komik në të cilin, superheroi kult me pelerinë të kuqe shfaqet për herë të parë!

Që Gonzalez fitoi një xhekpot tregohet nga fakti se libri komik vlente 15 herë më shumë se prona që ai bleu në atë kohë, raporton The Sun.

“E dija se vlente shumë para”, tha ai për mediat lokale në vitin 2013.

Dhe ai nuk gaboi, sepse libri u shit pak më vonë për 175 mijë dollarë. Ajo u ble nga një koleksionist i zjarrtë dhe vlerësohet se ka vetëm 100 kopje të mbijetuara të numrit të parë të Supermenit në botë.

Edhe pse 175 mijë dollarë nuk janë pak, Gonzalez mund të kishte fituar shumë më tepër nëse nuk do të kishte bërë një gabim të tmerrshëm!

Ai e grisi aksidentalisht pjesën mbrojtëse dhe si rezultat, ekspertët i dhanë ekzemplarit të gjetur një vlerësim prej 1.5 në shkallën 3.

Për krahasim, një kopje nga seria e parë e “Action Comics” që mori një vlerësim prej 8.5 kushtoi 3.25 milionë dollarë. /Telegrafi/