Infermierja e pensionuar, Gloria Chubb, nuk e kishte kuptuar menjëherë se për çfarë bëhej fjalë, porse kishte menduar se prodhuesit kishin hedhur ndonjë copë sallami ose diçka të ngjashme.
Pasi djali i saj nxori në pjatë një sasi të bishtajave, u kuptuar se ‘copa’ e çuditshme në fakt ishte një bretkosë.
CBC citon gruan të ketë thënë se dy ditë ka qenë e sëmurë dhe se është betuar se kurrë më nuk do të hajë bishtaja.
Kompania prodhuese e bishtajave të konservuara i ka paguar dëmshpërblim kësaj familjeje. /Telegrafi/