Të gjithë ëndërrojnë që të fitojnë lotarinë – të gjeturit e 300 mijë funteve, do të ishte një përmbushje e mirë e kësaj ëndrre.
Për një pastrues – për të cilin sinqeriteti, është para të gjitha të mirave materiale – ishte vetëm një ditë e zakonshme pastrimi, megjithëse gjeti qindra mijëra funte, transmeton Telegrafi.
Pastruesi i ndershëm që nuk ka dashur të identifikohet, e ka dorëzuar në polici zarfin me para, që e gjeti derisa po e pastronte një autobus në Londër.
Megjithëse kishte qenë i vetëm në autobusin e boshatisur, ai mori zarfin ngjyrë kafe dhe e dorëzoi, në mënyrë që t’i kthehet pronarit.
Kjo gjetje, do të ishte ëndërr në krahasim me atë se çfarë gjejnë pastruesit nëpër autobusë. Pelena dhe tamponë të përdorur, lodra seksuale, apo dhëmbë proteze – për të mos e përmendur edhe të vjellat dhe urinën që pastruesit i gjejnë shumë shpesh.
“Vetëm merrini gjërat që u përkasin, para se të dilni nga autobusi. Qoftë edhe dhëmbët protezë, që ia kanë dalë derisa po villnit” thuhet në raportin e kompanisë pastruese, ku u tregua veprimi i punonjësit.
Ende askush nuk është paraqitur, për të kërkuar zarfin me shumën e parave. /Telegrafi/