Edhe pse lindja e bebes është një ndër eksperiencat e cila ndryshon tërësish jetën e gruas, dhe të gjitha e përjetojnë atë në mënyra të ndryshme, tërë ky proces ka edhe disa aspekte për të cilat nuk flitet shumë por që janë të pakëndshme dhe aspak të rehatshme për nënat e reja, e sidomos kur bie fjala për ushqyerjen me gji.
Gjethet e lakrës përdoren nga disa gra për të ndihmuar në zvogëlimin e inflamacionit të gjirit dhe për të lehtësuar dhimbjen dhe sikletin që mund të shkaktojë dhënia e gjirit, laktacionin e tepërt të qumështit të gjirit ose largimin e fëmijës nga ushqyerja me gji. Studiuesit nuk e dinë nëse ka një përbërës brenda gjetheve të lakrës që ndihmon për të ulur dhimbjen dhe ënjtjen, ose nëse inflamacioni ulet, sepse lakra vepron si një kompresë e ftohtë.
Sido që të jetë, studimet tregojnë se nëse jeni duke ushqyer me gji dhe vendosni gjethet e ftohta të një lule të lakrës direkt në gjinjtë tuaj, kjo nuk është vetëm qetësuese, por gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes dhe ënjtjes së gjirit.
Përpara së të vendosni lulen e lakrës, do të duhet që ta vendosni në frigorifer në mënyrë që kur ta vendosni të jetë e ftohtë. /Telegrafi/