Një çift mendon se ka gjetur bananen më të madhe në botë – të cilën ata vlerësuan se peshonte tre kilogram.
Siç bëhet e ditur, banania ishte 14 inç, ndërsa të dyve iu deshën dy ditë të tëra për ta ngrënë, transmeton Telegrafi.
Gabrielle Testa, 22-vjeçare dhe i dashuri i saj Ollie Porceddu, 25 vjeç, po udhëtonin në Borneo kur hasën në frutin përbindësh që kishte të njëjtën gjatësi me parakrahun e Ollie-t.
Ndërkohë një banane mesatare është afërsisht tetë inç dhe peshon rreth 120 gram.
“Sinqerisht, nuk kishte ndonjë shije ndryshe nga një banane e vogël që Ollie ha në video. Ishte më shumë gjenetike e bananes që ishte e çuditshme”, tha Gabbie. /Telegrafi/