Telegrafi

Gjetën 8 mijë euro në kontejner, por nuk po ua japin edhe pse askush nuk po i kërkon (Foto)

Kevin Ball dhe disa kolegë të tij, kanë gjetur afro tetëmijë euro, në një kontejner në Lancanshire të Anglisë.

Megjithëse askush nuk po i kërkon, apo t’i deklaroi si pronë të tyre, atyre ua kanë marrë parë dhe nuk po ua japin, transmeton Telegrafi.

Sasinë me bankënota prej 20 funteve, mbledhësit e mbeturinave i dërguan në Bank of England për t’i zëvendësuar me të reja, pasi shumica prej tyre ishin të lagura dhe të dëmtuara.

Paratë e gjetura ne kontejner

“Nuk pse dikush do të hidhte para në mbeturina, por ja që ne i gjetëm dhe askush nuk po i kërkon”, ka thënë Ball.

Derisa ende nuk është nëse do t’ju falin, kolegët kanë bërë plan që t’i ndajnë mes vete dhe një pjesë ta falin për bamirësi. /Telegrafi/