Telegrafi

I gjetën 79 emigrantë të fshehur në furgon, ndalohet 25 vjeçari nga Bogdanci

Foto: Ilustrim

Thuajse çdo ditë në Maqedoni policia ndalon persona që merren me transportin ilegal të emigrantëve nëpër vend. Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Kasarna” në Gjevgjeli është ndaluar 25 vjeçari V.Q nga Bogdanci i cili ka pasur në furgon 79 emigrantë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas kryerjes së kontrollit, policia ka identifikuar vozitësin e furgonit dhe pronarin e mjetit transportues, që është personi me iniciale I.S, 32 vjeçar nga Shkupi.

Ky operacion është bërë së bashku me policinë kufitare hungareze por edhe me autoritetet serbe, pasi furgoni është dashur të kalojë nëpër kufirin me Serbinë. /Telegrafi/