Site icon Telegrafi

Gjetan Keta zhvillon meçin për titullin botëror në WBU

Gjetan Keta (Foto: Instagram/Mike_Gjetan_Keta)

Boksieri shqiptar, Gjetan Keta, do te ndeshet për titullin e botës në versionin WBU këtë fundjavë, kundër boksierit nga Bosnja e Hercegovina, Sladan Janjanin.

Kjo federatë është ndër më të njohura të boksit botëror, titullin e të cilit dikur e ka mbajtur edhe një emër i madh dhe historik i këtij sporti si George Foreman apo së fundmi Roy Jones.

Të shtunën më 8 shtator, në Dibër të Maqedonisë do të zhvillohet kjo ndeshje e rëndësishme për titullin e kampionit të Botës, transmeton Top Channel.

Boksieri nga Bulqiza, Mike Gjetan Keta ka në karrierën e tij 26 ndeshje, prej të cilave ka arritur të grumbullojë 22 fitore, 18 me nokaut dhe katër humbje. Kundërshtari i tij për ndeshjen e titullit botërorë është boshnjaku Sladan Janjanin, i cili në karrierën e tij ka vetëm dy ndeshje më tepër se Gjetani, 28 të tilla, prej të cilave numëron 25 fitore, 19 me nokaut dhe vetëm tri humbje.

Qe disa ditë, boksieri ka vendosur që përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së madhe, t’i zhvillojë bashkë me vëllanë e tij, Ismailin, në vendlindje.

Mes pyetjeve të Bulqizës, vëllezërit Keta po mbyllin fazën e përgatitjes në vendin e quajtur Guri i Vashës.

Përveç ndeshjes kryesore asaj të Gjetanit, në të njëjtën ditë do të zhvillohen edhe ndeshje tjera me një rëndësi të veçantë siç është përballja e boksierit Ferit Keta kundër turkut Fatih Mehmet Karaku, po ashtu do te ndeshen edhe boksier të tjerë nga trojet Shqiptare,Kosove,Maqedoni me boksier nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Gjermania.

Exit mobile version