Site icon Telegrafi

Gjetaj: Janë edhe 1658 persona të pagjetur (Video)

Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, ka theksuar se janë edhe 1658 persona, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Ai ka thënë për Telegrafin se të zhdukurit, janë nga të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë, duke shtuar se “80 për qind janë shqiptarë”.

Gjetaj duke folur për lokacionet e mundshme, ku mund të ndodhen trupat e personave të zhdukur, ka thënë se vetëm vitin e kaluar janë gërmuar gjithsejtë 16 lokacione.

“Vetëm 6 prej tyre kanë rezultuar me gjetje të trupave, derisa 9 sosh kanë rezultuar pa gjetje të të zhdukurve. Gjatë këtyre gërmimeve janë eksumuar 10 trupa, e të cilët nuk janë të kompletuar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version