Ka 3 javë që kanë nisur edhe gërmimet për varreza masive në disa lokacione të Rashkës, pasi vetë Prokuroria për krime të luftës në Serbi kishte thënë se aty gjenden mbi 250 trupa të shqiptarëve, raporton KTV.
Kreu i Komisionit, Prenk Gjetaj, ka thënë se megjithatë po vazhdon bllokada e Beogradit për disa lokacione në Jollovishtë të Rashkës e Novi Pazar.
Gjetaj ka akuzuar EULEX-in, pasi sipas tij, po e mban të bllokuar procesin e gropimeve brenda Kosovës.
Sidoqoftë, javë me parë është mbajtur një takim në Beograd mes delegacioneve, për të koordinuar punën në terren, pasi hulumtimet për varreza masive nisin në pranverë dhe mbyllen në vjeshtë.
Në krye të delegacionit të Kosovës, pas vdekjes së Pajazit Nushit, është emëruar Ibrahim Makolli.