Site icon Telegrafi

Gjesti i Vuçiqit gjatë fjalimit të gruas së Navalnyt tërhoqi vëmendjen në konferencën e Mynihut

Fjalimi i Yulia Navalnaya në konferencën e Sigurisë në Mynih u prit nga një ovacion i gjatë dhe në këmbë nga të pranishmit.

Siç shihet në video, duartrokitjeve nuk iu është bashkuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Dalja e saj në skenë u përshëndet nga shumica e të pranishmëve në sallë në këmbë dhe duartrokitje të gjata.

Siç shihet edhe në video, presidenti Vuçiq ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndër të fundit që u ngrit në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve. Në vend të kësaj, Presidenti i Serbisë rregulloi kufjet e tij për një rishikim të njëkohshëm, dhe më pas vazhdoi të qëndrojë në këmbë.

Lexo po ashtu "Zemër, gjithçka është si një këngë me ty", mesazhi i fundit për bashkëshorten i Navalnyt

Yulia Navalnya foli për vdekjen e burrit të saj, Alexei Navalny duke thënë se ende nuk po mund t’u besonte raportimeve.

“Ju me gjasë e keni kuptuar lajmin e tmerrshëm. Nuk e di nëse ende duhet ta besoj këtë. Por, nëse raportimet janë të vërteta, atëherë dua që Putini dhe aleatët e tij ta dinë se do të jenë përgjegjës për gjithçka që i kanë bërë familjes time dhe vendit”, deklaroi Navalnaya. /Telegrafi/

Exit mobile version