Site icon Telegrafi

Gjesti i veçantë i Harry Kane ndaj tifozit të ri të Tottenhamit që kishte përjetuar abuzim racist

(Foto: Instagram/harrykane/Screenshot/Twitter)

Harry Kane i ka treguar aftësitë e tij në fushë në fitoren e fundit të Tottenham Hotspur në Ligën Premier kur shënoi në triumfin prej 2-0 ndaj Brighton & Hove Albion.

Veç kësaj tregoi edhe anën njerëzore duke ndarë kohë për ta takuar një tifoz të ri, i cili kishte qenë objektiv i abuzimit racor.

Kapiteni i Anglisë u kujdes që t’i dhuronte disa kujtime të paharruara, tifozit që e admiron nga tribunat.

Ai ia dhuroi një fanellë të nënshkruar dhe një top, si edhe realizoi fotografi të përbashkëta me djaloshin, i cili ishte ngacmuar kur kishte luajtur për ekipin e tij lokal.

Lexo po ashtu Kane kalon Henryn në listën e golashënuesve të Ligës Premier, shënjestron rekordin e Lampard

Ndryshe, Kane gjatë gjithë sezonit është kujdesur t’u japë emocione të mëdha tifozëve të Spursve, ndërsa ka arritur të shënojë në tri ndeshjet e fundit radhazi.

Me golin ndaj Brightonit, 28-vjeçari e ka rritur në 22 numrin e golave në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version