Shawn Wiebe mund të jetë i njohur në internet, por ai ende vazhdon ta bëjë punën e tij si gjithmonë dhe me mjaft përkushtim.
Më herët kur Kanada vuante nga vërshimet, Wiebe bëri gjithçka brenda fuqisë së tij për të shpëtuar sa më shumë njerëz që ishin ngujuar në shtëpitë e tyre ngase situata doli nga kontrolli shumë më shpejt sesa që ishte paramenduar në fillim.
Por, kur erdhi tek momenti ta shpëtonte gruan e vjetër, ai e kuptoi se do të ishte më mirë dhe më efikase sikur ta mbante në krahë, pasi që ishte shumë e lodhur, transmeton lajmi.net.
Gruaja në shikim të parë duket mjaft e shqetësuar ndërsa Weibe duket mjaft i sigurt me një fytyrë të buzëqeshur të cilën e shkaktoi gruaja e vjetër.
“Askush nuk më ka kapur kështu që nga martesa”, i tha ajo dhe Weibe filloi të qeshte.
Mbase ka bërë mirë sepse pas një dite kaq të vështirë, një e qeshur është shumë e nevojshme.
Gjesti i këtij zjarrfikësi u fotografua dhe pothuajse menjëherë u shpërnda në rrjetet sociale kudo.
Fama nuk ka ndikuar në profesionin e tij dhe as në jetën e tij private – ai është i martuar dhe ka një familje të lumtur.