Turneu WTA po zhvillohet në Berlin këtë javë dhe po luhet në fusha me bar, ndërsa në fokus të publikut ishte dueli mes ruses Daria Kasatkina dhe ukrainase Angelina Kalinina.
Rusja e fitoi duelin me rezultatin 2-1, por fokusi ishte te gjesti i mirë që e bëri rusja në drejt të tenistes ukrainase.
Kasatkina justifikoi rolin e favoritit dhe fitoi me rezultatin 2:1 (5:7, 6:3 dhe 6:1), ku kaloi në raundin tjetër të garës. Megjithatë, ajo tërhoqi shumë më tepër vëmendjen me një gjest.
Tennis: l'ucraina Kalinina a terra, la russa Kasatkina la soccorre. E' successo durante match in cui si stavano sfidando a Berlino | #ANSA https://t.co/9smNKszQ47
— Ansa Calcio & Sport (@ansacalciosport) June 14, 2022
Tenistja ukrainase Angelina Kalinina ka përdredhur kyçin e këmbës pas kontaktit të dobët me tokën dhe rusja nuk ka pritur asnjë sekondë.
Ajo vrapoi menjëherë me një qese akull dhe ia solli ukrainases për ta ndihmuar.
Lending a helping hand 👐@DKasatkina quick to respond after Kalinina goes over on her ankle ❤️🩹#bett1open pic.twitter.com/dU68qGEN1W
— wta (@WTA) June 13, 2022
Publiku e priti me duartrokitje të forta kë gjest, ndërsa në rrjetet sociale fansat nuk kursejnë komplimente për rusen.
Kasatkina dhe Kalinina kanë treguar se mes tyre nuk ka luftë, ndonëse agresioni rus kundër Ukrainës ka nisur prej muajsh dhe po vazhdon edhe sot. /Telegrafi/