Arabia Saudite është eliminuar nga Kupa e Azisë, pas ekzekutimit të penalltive nga Korea e Jugut 2-4 pasi koha e rregullt kishte përfunduar baras 1-1.
Arabët ishin në epërsi nga minuta e 46-të, por koreanët barazuan në minutën e fundit 90+9 për t’i siguruar vazhdimet dhe penalltitë ku pastaj fituan.
Megjithatë gjatë ekzekutimit të penalltive, Roberto Mancini ka bërë një gjest të shëmtuar duke u larguar nga banka rezervë dhe duke shkuar në zhveshtore.
Ky gjest i Mancinit nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Yasser Al Meshal i cili tha se veprimi i italianit është i papranueshëm.
“Dalja e hershme e Mancinit nga fusha është e papranueshme. Megjithatë, ai foli me lojtarët në dhomat e zhveshjes duke i falënderuar për atë që ata bënë në Kupën e Azisë”, tha Yasser Al Meshal.
Ndërkohë për gjestin e bërë ka kërkuar falje trajneri italian Roberto Mancini, duke thënë se u largua për faktin se mendoi që ndeshja kishte përfunduar tanimë.
Roberto Mancini had enough… 🇸🇦🙅♂️ pic.twitter.com/ejoWJnC0dI
— EuroFoot (@eurofootcom) January 31, 2024
“Kërkoj falje që u largova para fundit, mendova se ndeshja kishte përfunduar tashmë. Nuk doja të mos respektoja askënd, dua të falënderoj të gjithë lojtarët e mi për atë që kanë bërë. Ata janë duke u përmirësuar shumë”.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë i trishtuar. I trishtuar sepse ne u eliminuam, por në të njëjtën kohë të lumtur sepse jemi përmirësuar shumë. Ne punuam së bashku për një muaj dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Tani jemi një ekip edhe nëse është e qartë se duhet të përmirësohemi ende”, tha Mancini. /Telegrafi/