I riu i paemëruar e ka kryer një gjest shumë të shëmtuar në Derby të Anglisë, ndaj një burri që besohet të jetë i pastrehë.
Në momentin që i ofroi ushqim, ai ia përplasi për fytyre atë që dukej si mish dyneri dhe pomfri, transmeton Telegrafi.
“Nuk e dija çfarë do të bënte, ndjehem shumë keq për veprimin që bëri ai”, ka thënë shoku tij, i cili realizoi videon.
Duke pretenduar se të dy ishin të dehur, ai u shpreh se është penduar thellë dhe kërkon falje për shqetësimin.
Komentuesit e rrjeteve sociale shkruan shumë komente negative, ndërsa u kërkua që ai të përgjigjej për sjelljen e pahijshme. /Telegrafi/