Futbollistët gjithmonë janë të angazhuar në stërvitje dhe në ndeshje.
Por shumica nga ta në kohën e lirë bëjnë gjëra të mëdha edhe jashtë fushave të blerta.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu sot ka vizituar fëmijët e sëmurë në spitalin e qytetit në Luzern, shkruan Telegrafi.
Gjilanasi së bashku me disa shokë të skuadrës u kanë dërguar dhurata fëmijëve të shtrirë në spital.
Ka qenë klubi i tij, Luzern që ka shpërndarë fotot e Kryeziut dhe shokëve të tij duke gëzuar fëmijët e sëmurë.
Gjesti i futbollistit kosovar dhe shokëve të tij është lavdëruar shumë nga tifozët e klubit zviceran. /Telegrafi/