Telegrafi

Gjesti madhështor i Ronaldos, ndaloi duke bërë foto me tifozë me aftësi të kufizuara (Video)

Cristiano Ronaldo është një futbollist i jashtëzakonshëm, mirëpo edhe një njeri i madh.

Një video e publikuar nga finalja e Ligës së Kampionëve, tregon madhështinë që ka ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Kur të gjithë shokët e skuadrës pasi morën medaljet zbritën në fushë për të festuar, Ronaldo ndaloi duke i bërë të lumtur tifozët me aftësi të kufizuara.

Kampioni i Evropës, bëri disa foto me ta duke i bërë të lumtur dhe duke treguar anën e tij më të mirë. /Telegrafi/