Telegrafi

Gjesti i madh nga Shaqiri dhe yjet e Liverpoolit, vizitojnë spitalin më të madh në Angli për t’i gëzuar fëmijët e sëmurë

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në mesjavë ndaj Napolit duke kaluar si e dyta nga grupi në Ligën e Kampionëve.

The Reds në fundjavë do ta luajnë një tjetër ndeshje të rëndësishme, atë ndaj Manchester United.

Por trajneri Jurgen Klopp së bashku me futbollistët e tij kanë bërë një gjest fantastik duke vizituar fëmijët e sëmurë në spitalin më të madh të në Liverpool, Alder Hey.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri së bashku me shokët e tij të klubit ishin ndarë në disa grupe në mënyrë që të vizitonin sa më shumë fëmijë në spitalin Alder Hey.

Vizita e futbollistëve të Liverpoolit së bashku me trajnerin Jurgen Klopp është pritur mjaftë mirë nga fëmijët e shtruar në spital.

Ky gjest i skuadrës së kuqe është lavdëruar tej mase në Angli si nga mediat ashtu edhe nga tifozët e futbollit.

Shaqiri, Salah, Alisson, Mane e Firmino kanë shpërndarë dhurata, kanë dhuruar autografe si dhe kanë bërë fotografi me fëmijët e pranishëm në spital.

Disa nga fëmijët e shtruar në spital ishin tifoz të rivalit lokal Evertonit, por nuk kishin problem të bënin foto me yjet e Liverpoolit.

Alder Rey është spitali më i madh në Angli ku brenda një viti aty kërkojnë ndihmën mbi 275 mijë fëmijë. /Telegrafi/